Organizata Botërore e Shëndetit ka kundërshtuar sërish presidentin amerikan Donald Trump dhe teorinë e tij se koronavirusi ka dalë nga laboratorët në Kinë.
OBSH nuk ka dyshim se patogjeni “është me origjinë shtazore” d.m.th nga kafshët dhe se në këtë rast nuk ka pasur fare ndërhyrje njerëzore.
“Koronavirusi qarkullon prej dekadash mes lakuriqëve , është diçka që ne e dimë bazuar në sekuencën gjenetike të këtij virusi. Ajo që duhet të kuptojmë është se cila kafshë ka vepruar si një ndërmjetëse, domethënë është infektuar nga lakuriqët dhe e ka transmetuar atë te njerëzit “, tha drejtuesja e Departamentit të OBSH-së për Sëmundjet në zhvillim, María Van Kerkhove.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë publikisht se koronavirusi SARS cov-2 kishte origjinën në një laborator në Wuhan, duke shtuar se qeveria ka “një sasi të madhe provash” për këtë .
“Nga të gjitha provat që kemi parë për të gjitha sekuencat gjenetike që janë në dispozicion, dhe unë mendoj se ka më shumë se 15,000, ky virus ka një origjinë natyrore,” tha Van Kerkhove në një konferencë shtypi virtuale.
Burimi: Lavanguardia, Përshtati: arkiva.fjala.al/