Monika Kryemadhi ka thumbuar gazetarët, duke iu kërkuar që të mos bëhen viktimë siç e cilësoi ajo e propagandës së kryeministrit se duhet të mbajnë distancë dhe të maskë për të shmangur infektimin nga koronavirusi.
Gjatë kohës që Kryemadhi po përgatitej për të dhënë një konferencë për mediat pas takimit me kryedemokratin Basha, ajo iu drejtua një prej gazetarëve, që të afrohej dhe të hiqte maskën.
“Hiqe maskën! Mos u bëj viktimë e kryeministrit! Meshkujt janë më frikacakë se gratë! Zoti ia ka dhënë gruas për të qenë nënë! Edhe kur bëhet fëmija, burri 5 minuta e ka, ndërsa nëna e mban 9 muaj në bark. Edhe çështja e koronavirusit kjo është një nga arsyet që i frikëson më shumë burrat”, tha Kryemadhi.