Shkencëtarët europianë besojnë se tani ata mund të përshkruajnë me siguri atë çka shkakton zhvendosjen e Polit Manjetik Verior. Përgjatë viteve të fundit ajo është zhvendosur përqark globit, nga Kanadaja drejt Siberisë. Dhe kjo lëvizje e shpejtë ka kërkuar përditësime të vazhdueshme të sistemit të navigimit, përfshirë këtu edhe ato që operojnë funksionin e hartave në pajisjet smartphone.
Një ekip, I drejtuar nga “Leeds University” thotë se sjellja shpjegohet nga konkurrenca mes dy pikave manjetike në buzë të bërthamës së jashtme të tokës. Ndryshimet në rrjedhën e materialeve të shkrira të planetit janë alteruar me ndryshimet e forcës së rajoneve të brendshme të fushës manjetike.
“Ky ndryshim në pjesën e shkrirë ka dobësuar fushën kur ka kaluar mbi Kanada dhe lehtësisht është rritur më pas gjatë rrugës për në Siberi” shpjegon dr.Phil Livermore. “Kjo është arsyeja përse Poli i Veriut e ka braktisur pozicionin e tij historik mbi arktikun kanadez dhe ka kaluar mbi Linjën e të dhënave ndërkombëtare. Rusia e Veriut duket se po e fiton këtë luftë” shpjegoi ai për BBC.
Toka ka tre pole në krye të planetit. Një pol gjeografik i cili ndodhet atje ku rrotullimi i planetit kryqëzohet me sipërfaqen. Poli gjeo-manjetik është vendi ku ai pozicionohet në mënyrë klasike. Dhe së treti është Manjetiku Verior apo poli i thellë, që është vendi ku fushat shtrihen në mënyrë pingule me sipërfaqen. Është pikërisht ky pol i tretë që kryen të gjithë zhvendosjen.
Poli Manjetik Verior është eksploruar për herë të parë në vitet 1830 nga James Clark Ross, kur ndodhej mbi territorin e Kanadasë. Por deri në vitet 1990, gjurmimi dhe eksplorimi i saj ishte i pamundur për shkak të shpejtësisë dhe largësisë që kishte, deri sa kaloi në 2018, në polin gjeografik, ku arriti edhe gjerësinë më të madhe, me ndarje vetëm disa qindra kilometra.