Cara Delevingne dhe Ashley Benson mesa duket i kanë dhënë fund lidhjes mes tyre, pas gati 2 vitesh bashkë. Çifti që jetonte bashkë prej muajsh, mësohet të jetë ndarë që në fillim të muajit prill, pas disa ditëve në karantinë.
Një burim shumë pranë tyre tha për revistën “People” se Cara dhe Ashley kishin ulje ngritje më herët por tashmë kanë vendosur ti japin fund marrëdhënies mes tyre.
Modelja britanike pranoi në vitin 2019 se me Ashleyn ajo nuk po përjetonte një romancë dhe nuk e ka parë kështu këtë lidhje, që kur dy vajzat u takuan për herë të parë në një shesh xhirimi në vitin 2018.
Bukuroshet e bënë publike lidhjen e tyre live në Instagram në qershor të vitit 2019, pasi deri atëherë i kishin mohuar zërat për një romancë.
Shumë më vonë vitin e shkuar, ato thanë se ishin martuar në Las Vegas, në prani të shumë pak miqve si Charlize Theron, The Jonas Brothers dhe Sophie Turner, që ishin edhe dëshmitarët në altar. Por mesa duket, martesa e tyre nuk do të zgjaste as edhe një vit./Burimi: Daily Mail