Ministria e Shëndetësisë jep lajmin e mirë se nga 35 fëmijë të diagnostikuar me koronavirus në Shqipëri, 22 prej tyre janë shëruar.
Teksa u pyet se si është gjendja e gruas shtatzënë nga Fieri, ajo u përgjigj se gjendja e saj shëndetësore është e stabilizuar. Gjithashtu ajo bëri me dije se në total në Shqipëri janë infektuar 5 gra shtatzënë, nga të cilat 4 janë shëruar.
“Gruaja shtatzënë është në gjendje të stabilizuar. I takon klinikës për të vendosur, në se do të qëndrojë apo jo. Kemi dy spitale COVID, infektivin dhe Shefqet Ndroqi, ku shtrohen pacientët. Janë marrë masat në dy spitalet për të mjekuar të gjitha rastet e shtatzënave. Kemi 35 fëmijë të prekur, 22 janë shëruar. Janë 5 gra shtatzënë kanë qenë pozitive m e COVID, ku 4 janë të shëruara.”, tha specialistja.
Ndërkohë ditën e sotme në Shqipëri janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 10 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm e të infektuarve në vend në 824. Bëhet me dije se 38 persona janë të shtruar në spital, nga të cilët 7 prej tyre ndodhen në terapi intensive.
Nga personat e konfirmuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, 3 prej tyre janë nga Tirana, 3 në Krujë, 2 në Shkodër dhe 2 në Kamëz.arkiva.fjala.al/