Sportisti i arteve Marciale, Niko Price vuajti një dëmtim të rëndë në ndeshjen të cilën e humbi ndaj një rivali, përballje në kafazin e “oktagonit” ndaj Vicente Luque që riktheu refeltkorët te një sport shumë i dhunshëm, por me mjaft tifozë në mbarë globin. Price vuajti dëmtime të rënda në sy, në disfatën ndaj Luque në kategorinë “UFC 249”.

I pagëzuar nga tifozët me emrin “Hibridi”, Price pa sesi syri i tij u vesh me gjak dhe ndeshja u pezullua. Kur duheshin edhe 90 sekonda nga fundi, Vicente Luque mori fitoren e 18 në karrierën e tij, duke e lënë rivalin amerikan thuajse të gjymtuar. E majta e Luque, për pak sa nuk rrezikoi edhe dëmtime të rënda në tru, në ndeshjen e zhvilluar në Florida.
Pasi arbitri Jason Herzog e ndali luftën në kafazin e UFC, për të kërkuar ndihmën e mjekëve, synimet e Price për të qëndruar në tapet morën fund, me verifikimin e dëmtimit.
