Tirana pas fitores së arritur sonte në Elbasan Arena ka siguruar qëndrimin në Superiore pasi ka mundur në play-out Pogradecin me rezultatin minimal 1-0 .
Bardheblutë ishin dukshëm favoritë për suksesin ndaj skuadrës së Kategorisë së Parë, por liqenorët në fraksionin e parë të lojës vunë disa herë në vështirësi portën e Selmanit.
Ndërsa kryeqytetasit krijuan më shumë e në fund panë edhe t’i anulohej një gol. Në fraksionin e dytë të lojës, në fushë ishte praktikisht vetëm Tirana, e cila krijoi volum loje përballë Pogradecit të tërhequr në mbrojtje, në pritje të ndonjë kundërsulmi.
Trysnia e bardhebluve dha frytet e saj vetëm në minutën e fundit, kur një gjuajtje e Zharmuni u devijua në portën e vet nga Hysenallari, duke i dorëzuar Tiranës fitoren minimale që i mundësoi qëndrimin në elitë edhe në edicionin e ardhshëm.Pas golit në avantazhit të Tiranës në fushë pati incidente , kaos dhe dhunë të cilën e provoko futja në fushë e një tifozi të Pogradecit.Gjithsesi forcat e sigurisë arritën të rivendosnin deti diku normalitetin. m.p.