Flet drejtori i Qendres se Artit Elbasan, Kliton Kapaj
Pergatiti ARTUR AJAZI
Qendra e Artit në Elbasanm me mbështetjen ë madhe nga bashkia dhe kryetari saj Gledian Llatja, po zhvillon aktivitete të ndryshme artistike, gjithëvjetore. Koncerte, evente të ndryshme, takime teatrale kombetare dhe nderkombetare, janë disa nga aktivitetet, por puna po vijon dhe për premiera të reja dhe të vazhdueshme në teatrin “Skampa”. Drejtori i Qendrës së Artit Elbasan Kliton Kapaj, thotë se “të punosh në një komoditet dhe mbështetje maksimale nga bashkia Elbasan dhe kryetari Llatja, sigurisht që përgjithësia është më e madhe për evente cilësore. Nuk jemi ndalur me festat tradicionale e administrative duke nisur me “Funar Fest” në një nga pikat më të bukura turistike të Elbasanit, festa ë “Qershisë”, duke vazhduar me festën “Miqtë e Malit” në Gjinar, dy evente me një publik dhe një atmosferë fantastike”.
Në vijim të veprimtarive, Kapaj shprehet se “punohet për aktivitete me cilësi. Synimet e mia si profesionale ashtu dhe të ambicies personale është të mbaj lart vlerat artistike- kulturore të qytetit tim, duke i servirur aktivitete me cilësi të lartë dhe gërshetuar punë me artistët e qytetit dhe jo vetëm, dhe ato të ftuar me impenjimin që këto vlera ti përcjellim edhe tek brezi i ri”, thotë ai. Elbasani shprehet Kapaj ka një publik të mrekullueshëm, që të vë përpara përgjegjësisë për aktivitete me nivel. Kapaj thotë se “dera e teatrit “Skampa” është e hapur si për regjisorët më të mirë ashtu dhe për dirigjentët më në zë”, pohon ai. Kapaj vijon më tej se puna shtrihet që në moshat e vogla, si me teatrin e fëmijëve që po punon për premierën. Meqë ra fjala, me ndihmën ë bashkisë dhe interesimin ë kryetarit Llatja, po bëhet gati salla ë re ë Teatrit të Kukullave Elbasan. Sezoni i ri veror 2025, për Qendrën e Artit dhe teatrin ‘Skampa’ në Elbasan, parashikon një sërë shfaqjesh të reja, koncertesh, etj. Qendra e Artit në Elbasan, nga dita e krijimit si institucion, ka qenë dhe mbetet qendra e të gjitha veprimtarive artistike kombëtare dhe ndërkombëtare.
Kjo për faktin, sepse kemi mbështetje maksimale nga bashkia dhe kryetari Gledian Llatja, dhe menaxhohet maksimalisht nga njerëz profesionistë, të përkushtuar, me etjen e madhe për të paraqitur përpara qytetarëve të këtij qyteti dhe më gjërë, krijimet dhe veprimtatirë dhe eventet më të bukura artistike kombëtare dhe ndërkombëtare. Kliton Kapaj, mbetet njeriu pasionant ndaj detyrës të cilën e ka përmbushur me profesionalizëm.
Në datat 3 dhe 4 Qershor, nën dritën ë qirinjve, dhe në magjinë ë natës, në fshatin Shijon, koncerti instrumental solli një tjetër përjetim të veçantë për artëdashësit ë Elbasanit. Me “Sooto Voce” nga Egnatia Ensemble, muzika klasike udhëtoi qetësisht në çdo tingull dhe emocion. Mbetet në nderin e Ministrisë së Kulturës, mbështetja me fonde dhe investime e Qendrës së Artit në Elbasan, si institucioni i vetëm që njihet në shkallë vendi dhe ndërkombëtarisht, sipromotori i vlerave artistike dhe kontributeve krijuese të autorëve vendas dhe të huaj. Madje këta të fundit, në Elbasan, duket sikur kanë gjetur pikën ë referimit nga ku shpalosin çdo vit jo vetëm krijimet dhe arritjet, por edhe sukseset e tyre. m.p.