Policia e Kavajës bën me dije se është gjetur arma me të cilën dyshohet se Shpëtim Osma plagosi çiftin e bashkëshortëve Sami dhe Nedire Disha.
Sipas njoftimit të bluve, arma e zjarrit tip pistoletë, u gjet e fshehur në një mur dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 56-vjeçari plagosi dy komshinjtë e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Njoftimi:
Në vijim të veprimeve për dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në fshatin Gos, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në një mur dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pistoletë, me të cilën dyshohet se autori ka plagosur shtetasit S.D, dhe N.D.
Po në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetsin Sh. O., 56 vjeç, pasi ky shtetas dyshohet se plagosi me armë zjarri dy komshinjtë e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. m.p.