Linia ajrore me kosto të ulët, Wizzair, ka hapur një bazë të re në aeroportin Modlin të Varshavës, duke rritur konkurrencën me rivalin irlandez Ryanair në këtë rajon.
Aviokompanija hungareze po nis njëmbëdhjetë linja drejt tetë vendeve nga aeroporti i dytë i Varshavës, ku Ryanair ka qenë prej kohësh operatori kryesor.
Tre destinacionet e para, drejt Athinës, Barcelonës dhe Bergenit, nisën fluturimet më 1 dhjetor. Ndërsa ditën e nesërme do të fillojnë fluturimet për Bergamo, Chișinău dhe Pafos.
Hapja e bazës vjen pas një përditësimi urgjent të softuerit për avionët Airbus A320 që përdor Wizzair, për të rregulluar një gabim të zbuluar pas një incidenti në fluturim. Wizzair njoftoi se përditësimin e ka përfunduar më 29 nëntor.
