Ministria e Drejtësisë ka vendosur se duke filluar nga dita e sotme plot 13 shërbime do ofrohen vetëm, on-line në platformën E-Albania. Këtu bëhet fjalë për dekumente administrative që shërbejnë si dokumentacion shoqërues për marrjen e shërbimeve elektronike dhe që duke nisur nga sot do të ofrohen dhe do të shkëmbehen vetëm elektronikisht përmes Sistemit të Qarkullimit të Dokumenteve me Nënshkrim Elektronik.
Në këtë listë përfshihen aplikimi për ekspert gjykate, vërtetim ër ekspert gjykate e velrësimi i ekspertëe në gjykatat që bëjnë pjesë në Ministrinë e Drejtësisë.
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve me anë të E-Albania, çdo person do vërtetoj hyrjet e daljet nga burgu, vertëtim të gjednjes gjyqësore si dhe të periudhës së burgut për ata persona që e kanë vuajtur këtë dënim.
Te Agjencia e Trajtimit të Pronave dokumentet që do mund të sigurohen në mënyrë elektronike janë: ankesa dhe trajtim me specialistin përkatës pranë ATO-së, po ashtu edhe aplikim për statusin dhe problematikat e shqyrtimit të dosjes.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Falimentit jep mundësinë e aplikimit për licencimin e administratorëve të falimentit dhe aplikimin për rinovimin e licencës së administratorëve të falimentit.
Në Drejtorinë e Përgjithshme të përmbarimit do të sigurohet aplikim për vërtetimin e detyrimeve përmbarimore, ndërsa për QBZ shitjet on0-line të botimeve të QBZ dhe abonimet vjetore për botimet e QBZ do të sigurohen nga faqja online e Qendrës së Publikimeve Zyrtare.
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm, si dhe drejtuesit e institucioneve të varësisë së përcaktuar në këtë urdhër do lëshojnë dokumente që janë shoqëruese për aplikimet që do të jenë vetëm on-line, të aplikojnë menjëherë për t’u pajisur me nënshkrim elektronik, nëpërmjet portalit qeveritar E-Albania.
Këtyre institucioneve u përcaktohet afati që duhet të respektojnë për të informuar ministrinë për hapat që kanë nisur.
“Ngarkohen titullarët e drejtorive brenda aparatit të Ministrisë së Drejtësisë dhe titullarët e institucioneve të varësisë, që brenda datës 24.12.2019 të informojnë, mbi konfirmimet për aplikimet e kryera në portalin qeveritar e-Albania.9. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm, që brenda datës 27.12.2019, të raportojë pranë ministrit të Drejtësisë, mbi aplikimet e kryera”-shkruhet në urdhrin e Ministrisë së Drejtësisë.
Ministria e Drejtësisë përcakton se nga institucionet duhet të bëhet edhe fushatë informimi i publikut./Përgatiti: arkiva.fjala.al/