Është regjistruar i lënduari i parë gjatë festimeve të ndërrimit të viteve. Mësohet se një 60-vjeçar nga fashati Bishan në Vlorë është demtuar nga kapsollat.
60-vjeçari ka qenë duke festuar ndërrimin e viteve duke hedhur kapsolla e fishekzjarre dhe disa prej tyre i kanë plasur në dorë, duke i lënduar kështu gishtërinjtë.
Ai është dërguar menjëherë për në spitalin e qytetit të Vlorë ku dhe mësohet se dëmtim ka vetëm te pjesa e gishtave. Deri më tani nuk ka raportime për aksidente të tjera të këtij lloji, por ende nuk ka diçka zyrtare./Përgatiti: arkiva.fjala.al/