Gjashtë persona janë lënduar gjatë festimeve të ndërrimit të viteve në Kosovë. Deri më tani në Qendrën Emergjente të QKUK-së, rezulton të ketë gjashtë raste të lëndimesh nga fishekzjarret.
Në raportimin e RTK, përgjegjësi i ndërrimit, Dr. Agron Çitaku ka thënë, se krahasuar me vitet tjera, këtë vit ka pasur më pak të lënduar.
“Ky vit në krahasim me vitet tjera, si duket ka më pak punë në krahasim me kujdestaritë tjera.
Deri më tash ka gjashtë të lënduar me lëndime të lehta, kryesisht të moshës fëmijërore. Katër prej te cilëve janë në regjionin e duarve dhe dy në regjionin e syve”,-tha mjeku./Përgatiti: arkiva.fjala.al/