Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj ka dalë mbrëmjen e djeshme në sheshin “Skënderbej”, ku ka takuar policët që ishin në krye të detyrës.
Nga sheshi, Lleshaj u ka uruar të gjithë shqiptarëve një vit të mbarë dhe ka shpresuar që Viti i Ri të jetë sa më e qetë dhe me gëzim për këdo.
“Besoj që ky vit është pritur në mënyrë dinjitoze, pa shumë zhurmë, por me shumë gëzim e lumturi dhe uroj për të gjithë shqiptarët, po në radhë të parë për punonjësit e policisë së shtetit, zjarrfikëseve dhe të gjithë shërbimeve që sot e presin Vitin e ri në shërbim e jo pranë njerëzve të tyre.”-tha ministri, ndërsa shpërndau dhurata simbolike për policët në detyrë./Përgatiti: arkiva.fjala.al/