Më 18 dhjetor 2019, Kuvendi ndryshoi me 82 vota pro ligjin për AMA-n, dhe me 87 atë për AKEP-in duke miratuar kështu paketën anti shpifje të propozuar nga Kryeministri Edi Rama.
Pasi institucioni i Presidentit Ilir Meta, ka studiuar ligjin ka vendosur mos dekretimin e tij dhe kthimin pas në Kuvend për plotësime e rregullime.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENTI
DEKRET
PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 92/2019
‘PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9918, DATË 19.5.2008, ‘PËR KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË’, TË NDRYSHUAR’
Në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës,
Dekretoj
Kthimin për rishqyrtim në Kuvend, të ligjit nr. 92/2019, ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008, ‘Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar’, me qëllim rishikimin sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.
Nr. Dekreti 11414
Tiranë, më 11.01.2020
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR METAarkiva.fjala.al/