Ndodhi edhe ajo që pritej. Pas humbjes shokuese me Atletiko Madrid stafi i Barcelonës ka menduar të gjejë edhe zëvendësuesin e teknikut Ernesto Valverde.
Edhe pse në fakt nuk ishte ai shkaktari i asaj drame, tashmë drejtuesit janë të bindur se duhet një frymë tjetër në skuadër. E kush më mirë se legjenda e katalanasve mund ta rikthente edhe njëherë besimin në skuadrën më të mirë të globit për më shumë se një dekadë?
Është “Barcelona News” që bën me dije konfirmimin e takimit mes Xavit dhe Eric Abidal, bashkëlojtari që tashmë gjendet në postin e drejtorit teknik te Barcelona.
Vetë Xavi ka pranuar: "Nuk mund të them asgjë; ata ishin këtu për të biseduar me mua dhe diskutuam shumë gjëra. Nuk mund ta fsheh ëndrrën time për të qenë trajner i Barcelonës"!
Njeriu që ngriti 25 trofe në një karrierë 17-vjeçare me klubin tashmë pritet të rikthehet në stol pas ndeshjes së të enjtes, ku Barçës iu mohuan 2 gola dhe u largua nga gara për një titull në Spanjë.
Xavi foli për mediat duke treguar se kishte biseduar me drejtorin sportiv të Barçës Eric Abidal dhe shefin ekzekutiv, Oscar Grau, gjatë fundjavës. Megjithëse ai nuk dha detaje nga takimi, ai pranoi se do të pëlqente të merrte përsipër përgjegjësinë për të trajnuar Bacelonës.
Por Xavi është në finalen e Kupës së princi me skuadrën e vet e kështu që ai është i motivuar me këtë ndeshje: "Por unë po e bëj punën time këtu dhe po bëj çmos që ta fitoj takimin. Unë isha i përqendruar në gjysmëfinale dhe tani jam duke u përqendruar në finale."
Para gjysmëfinales kundër Al Rayyan, drejtori sportiv i Al Sadd, Muhamed Ghulam Al Balushi konfirmoi se Xavi ishte duke negociuar një transferim tek Barça. "Tani ka bisedime midis Xavi-t dhe Barcelonës dhe ne i dëshirojmë suksese kudo që ai vendos të shkojë"- i tha ai rrjetit të Katarit “Al Kass”! arkiva.fjala.al/