Mbi 1 milion njerëz në të gjithë botën janë infektuar nga koronavirusi. 1,002,159 është numri aktual i personave të infektuar në të gjithë botën, ndërsa viktimat janë 51,485.
Vendi më i prekur sa i përket të infektuarve është SHBA-ja me 236,339 raste, e ndjekur nga Italia, Spanja, Gjermania dhe Kina.
Ndërsa sa i përket vdekjeve është Italia që ka shënuar më shumë të tilla me 13,915, e ndjekur nga Spanja, Kina dhe Franca.