Arjet Gega, mjeku shqipar në Shtetet e Bashkuara, ndërsa foli për situtën e krijuar në SHBA nga pandemia e koronavirusit, e mbështeti distancimin social në Shqipëri, por tha se duhet bërë një investigim serioz epidimiologjik dhe sa më shumë teste.
Mjeku shqiptar i ftuar në një vide live në emisionin ‘360 gradë’ në TV ora tha se dhe pse në Shqipëri në fillim nuk u mor seriozisht Covid-19, që pas konfirmimit të rastit të parë qytetarët u ndërgjegjësuan. Por sipas mjekut shqiptar, problemi në Shqipëria është mungesa e testimeve dhe mungesa e investigimit serioz epidimiologjik.
“Mesa kam ndjekur nga mediat, Shqipëria ka investuar gjithçka te distancomi social. Në fillim u tha se jemi të fortë, hamë hudhra dhe pimë raki dhe nuk do të na zërë ky virus, ishte kur nuk kishim asnjë rast. Dihet që Shqipëria është një provincë e Italisë nga ana epidemiologjike. Pas rastit të parë mendoj se është bërë një distancim social shumë serioz. Por ajo që mua më duket, ngjashëm me Amerikën që ka sjellë situatën ku jemi, është mungesa e testimeve dhe mungesa e investigimit serioz epidimiologjik.” është shprehur mjeku.