Ditën e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një tjetër person. 67-vjeçari nga Tirana nuk ka mundur të fitojë betejën me virusin e rrezikshëm, pas disa ditësh i gjendur në terapi intensive.
Deri në këtë moment numërohen 18 viktima në Shqipëri nga Covid-19, sipas raportimit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Në Shqipëri po trajtohen 333 persona të prekur me koronavirus.