Ditë më parë është miratuar akti normativ për amnistinë e të burgosurve, në kuadër të përhapjes së koronavirusit. Ky vendim ka nisur të zbatohet këtë të shtunë, ku disa të burgosur janë nxjerrë nga qelitë.
Mësohet se 21 të burgosur në burgun e sigurisë së lartë në qytetin e Burrelit janë dërguar në banesë këtë të shtunë.
Të burgosurit të cilët kanë përfituar nga amnistia do të qëndrojnë në shtëpitë e tyre të vetëizoluar për 3 muaj. Ata do të jenë në mbikqyerje të vazhdueshme nga forcat policore.
Të burgosurit u pritën nga familjarët të cilët do të jenë përgjegjës për të burgosurit gjatë këtyre tre muajve.