Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ndërmarrjen e Nxjerrjes së Naftës në Kuçovë.
Burri me inicialet L. F., ishte duke punuar kur ka humbur jetën. 60 vjeçarit i godit nga një pjesë betoni e cila u shkëput. Ndërkohë Policia njofton se ka arrestuar shefin e Sektorit. B.T., 48 vjeç.
NJOFTIMI I PLOTË:
Berat Arrestohet në flagrancë Shefi Sektorit në Ndërmarrjen e Prodhimit e Nxjerrjes të Naftës, në Kuçovë, për shkelje të rregullave në punë, nga pakujdesia.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.T., 48 vjeç banues në Kuçovë, me detyrë Shefi i Sektorit në Ndërmarrjen e Prodhimit e Nxjerrjes së Naftës në Kuçovë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në këtë ndërmarrje shtetasi L.F., 60 vjeç duke punuar është aksidentuar dhe ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Shkelje e Rregullave në punë nga Pakujdesia”.