Një hajdut ka pështyrë një efektiv policie duke i thënë atij se është me koronavirus.
Pamjet tronditëse kanë kapur momentin kur hajduti pështyn oficerin e policisë, ndërsa më pas i thotë se është me covid-19 për ta trembur.
35 vjeçari Oliver Cook, u arrestua në Oksford Street, Whitstable, të Anglisë teksa tentonte të vidhte mish.
“Të gjitha shërbimet e urgjencës dhe i gjithë komuniteti ynë, ku përfshihen oficerët e policisë dhe stafi ynë, janë duke punuar në rrethana të jashtëzakonshme. Ne nuk do të tolerojmë sulme të këtij lloji. Ne do të kërkojmë ndjekjen penale të secilit që pështyn ose sulmon”, u shpreh kryeinspektori i Oksfordit.
Në Mbretërinë e Bashkuar deri më tani janë shënuar 41,903 të prekur nga koronavirusi dhe 4,313 kanë ndërruar jetë./Përshtati nga LiveLeak për arkiva.fjala.al/, B. Quku