Legalizimi i kanabisit për arsye mjekësore mund të realizohet së shpejti në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama e bëri me dije këtë fakt në emisionin “Zonë e Lirë”, ku tha se Qeveria ndodhet në fazë të avancuar të studimit, por nuk është ende në kapitullin e fundit.
“Atë pa leje nuk e lejojmë, por atë me leje po e studiojmë. E kanë bërë të tjerët. Jemi shumë të avancuar, por nuk jemi në kapitullin e fundit. Për ligjërimin e prodhimit për arsye mjekësore”, u shpreh Rama.
Kanabisi mjekësor është i lejuar në shumë shtete të Evropës, përfshirë fqinjin tonë, Greqinë, ndërkohë që ka vende edhe më tolerante të cilat lejojnë konsumimin për të gjithë qytetarët.