Motrat e famshme Kardashian, Kim dhe Kourtney janë përplasur fizikisht në një zënkë që ka ndodhur midis tyre. Videoja, e cila është publikuar në “Keeping Up With The Kardashians” është bërë virale në internet dhe nxjerr në pah marrëdhënien e ndërlikuar midis dy motrave.
Në video, dëgjohet Kourtney e cila e shan Kim për të pasmet e saj të mëdha, ndërsa nuk kanë munguar shpullat dhe gjuajtjet me shishe.
Sherrin e ka nisur fillimisht Kourtney, pasi përveç se e ofendoi e gjuajti Kim-in me shishe.
“Mos eja më ashtu tek unë”- shprehet Kim me zërin e revoltuar, ndërsa nga ana tjetër e pranishme është dhe motra e tyre, Khloe, që preferon të mos ndërhyjë në sherrin mes motrave, por thjesht të mbetet një spektatore në këtë mes.