Një grup personash filo-grekë kanë ngritur flamurin helen mes tokës shqiptare në Himarë.
Sipas historianit Arben Llala i cili ka publikuar edhe një video në këtë rast, aty mendohet të ngrihet edhe një kishë.
Llalla shkruan se njerëzit që kanë vendosur kryqin,si Aleks Bala dhe Kristo Gjini janë pjesë e OMONIA-s.
“Disa nga njerëzit që vendosën kryqin janë të OMONA, njeri Aleks Bala dhe Kristo Gjini. Çështja është çfarë do një kryq gjigant në majë të malit, askund? Përse vendosin Kryqe me flamuj greke dhe jo me flamuj shqiptar? Paskan vdekur të krishterët shqiptar? Kjo është ajo që na pengon ngjyrimi i kryqit me flamurin grekë. Është ndërtim me leje apo pa leje? Besoj pas pak kohësh aty do ndërtohet një kishë…”- shkruan Llalla.