Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar mbi situatën e emigrantëve të cilët po qëndrojnë në kufirin e Kapshticës pasi nuk lejohen nga qeveria shqiptare si pasojë e masave të marra ndaj koronavirusit.
Përmes një statusi në Facebook, Berisha shkruan se ky është akt kriminal i kryeministrit Rama që i sillet si xhelat me qytetarët e tij. Sipas Berishës një akt i tillë përbën një krim kundër njerizimit.
“A nuk është ky një akt kriminal i Edvin Kristaq Xhelatit ndaj shqiptarëve? Kanë 72 orë që kanë si shtrojë tokën dhe mbulesë qiellin në acarin e Kapshticës sepse në një akt që përbën krim kundër njerëzimit ju mohon riatdhesimin! Mendoni sikur të kishit djalin, babanë, vëllain, bashkëshortin tuaj aty”, shkruan Berisha në postimin e tij në Facebook.
Postimi i plotë:
“A nuk eshte ky nje akt kriminal i Edvin Kristaq Xhelatit ndaj shqiptareve?
Kane 72 ore qe kane si shtroje token dhe mbulese qiellin ne acarin e Kapshtices sepse ne nje akt qe perben krim kunder njerezimit ju mohon riatdhesimin!
Mendoni sikur te kishit djalin, babain, vellain, bashkeshortin tuaj aty.
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e derguar nga njeri prej tyre. sb
Përshendetje Prof.Dr.Sali Berisha.
Jemi mbi 45 shqiptar qe prej ores 10 te dites se Enjte te ardhur nga greqia,ku policia greke na lejoj te kalonim doganen ndersa policia shqiptare nuk na lejon te futemi ne Shqiperi dhe na ka bllokuar ne token neutrale sic shihet edhe nga pamjet sikur te ishim terroriste dhe jo qytetare te atdheut tone,Te lutemi publikoje mos na ndihmon se askush nuk interesohet per ne qe po kalojme naten jashte ne keto dite te acarta!