Në afërsi të qytetit të Lezhës dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin, mbrëmjen e sotme,
Si pasojë e goditjeve njëri prej tyre ka mbetur i dëmtuar dhe është dërguar në gjendje të rëndë ne Spitalin Rajonal të Lezhës, raporton BW.
Ndërkaq, policia mësohet se ka shoqëruar në rajon një person që mendohet të jetë njëri prej të konfliktuarve.
I dëmtuari ka fraktura të shumta në trup dhe dyshohet të jenë përdorur mjete të forta në sherr.