-Maurizio Ricci – La Repubblica
Dhjetë milionë të papunë në dy javë janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , kjo tregon madhësine e problemit. Por historiku na tregon se karantina është garancia e vetme për të superuar emergjencën dhe rikuperuar ekonominë. Vetëm me subvencione shtetërore qytetarët dhe bizneset mund t’i bëjnë ballë kësaj.
Dhjetë milonë të papunë në dy javë. Për të pasur një ide që ka shkaktuar tërmeti koronavirus në ekonominë botërore, mjafton kjo e dhënë që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mungesa e amortizatorëve socialë europianë largon çdo filtër nga ndikimi i pandemisë. Mbase, më shumë se sa numri (10 milionë), koha tregon: vetëm në dy javë ekuivalentin ekonomik të një tërmeti. Nuk jemi mësuar me një krizë, njëkohësisht kaq të dhunshme dhe brutale. Madje as luftërat nuk kanë patur rezultate kaq të menjëhershme.
Nuk është e vetmja arsye metafora që të gjithë së bashku kemi përdorur nga pak – “është si lufta’’- në realitet , nuk funksionon. Një studim nga Federal Reserve shpjegon se ngritja nga luftërat bëhej shumë më shpejt. Nderkohë , duke analizuar epidemitë e mëdha – nga epidemia e viteve ‘300, kolerën e viteve ‘800 deri te gripi spanjoll ne vitet ‘900 – studiuesit amerikanë kanë zbuluar se pasojat janë zvarritur për dekada : deri në 40 vjet më vonë, normat e interesit mund të mbesin të ulëta, duke sinjalizuar mungesën e dëshirës për të investuar. Në një ekonomi si kjo e sotmja, më pak e plogësht dhe më e palëvizshëme se ajo e kaluara, megjithatë ,këto norma të ulëta interesi mund të rezultojnë më të mira: sepse ato i bejnë më pak të kushtueshme masat masive tatimore të nevojshme për të stimuluar rikuperimin.
Shkrepja , në fakt , është e frikshëme. Instati francez vlerëson çdo muaj ngririjen e aktiviteve siç po ndodh aktualisht gjë që çon në një rënie te GDP-së prej 3 %. Nëse do të jemi ne karantinë deri në mesin e muajit maj, ekonomia italiane , do të ketë një humbje prej 6 % , në mesatren vjetore. Pak a shumë siç ishte parashikuar nga Confindustria. Por mund të shkojë edhe më keq. Qendra e studimeve shtetërore hollandeze, ka përllogaritur ( per Hollandën) që një karantinim prej 3 muajsh do të sillte një rënie prej 1.2 % te Gdp-së kombëtare. Zgjatja e karantinës në një hark kohor prej 6 muajsh do të sillte një humbje prej 5 %.
Për Italinë që ka një ekonomi më te asfiksuar , goditja është sigurisht më e rënde: Deutsche Bank ka vlerësuar që ,akoma në mesin e 2021, ekonomia italiane do të udhëtojë me një normë prej 3-4 përqind më të ulët se ajo para virusit ( e cila tashmë ishte afer zeros).
Atëherë , sa më shpejt të ndalojmë karantinën aq më mirë? Jo, thotë përvoja historike. Një tjetër studim i Fed bën krahësimin e qyteteve amerikane në vitin spanjoll ( i cili kishte tre etapa midis 1918 dhe 1919). Qyteti i St. Louis ku u morrën masa më agresive dhe të shpejta karantinimi , jo vetëm qe kishin më pak te vdekur, por u rikuperuan ekonomikisht me herët dhe më shpejt se qytetet e tjera (si Filadelfia) që e kishin lënë epideminë të shtrihej dhe të gërryente strukturën socio-ekonomike.
Prioriteti ,pra,sipas shumicës së ekonimistëve, është për të parandaluar që një karantinë e nevojshme të përkthehet në kolaps të ekonomisë. Do të thotë të mirëmbani të ardhurat familjare, me pushim nga puna në rastin e punonjësve, ose me subvencione direkte në rastin e të vetpunësuarve. Por, mbi të gjitha do të thotë t’u ofrojë ndërmarrjeve likuiditetin e nevojshëm për të shlyer borxhet dhe fornitorët, duke shmangur falimentin e tyre ose detyrimin për të pushuar punonjësit. Kjo është domethënia pas 10 milion amerikanëve të papunë. Franca dhe Gjermania jane duke punuar me shumë energji lidhur me këtë çështje, duke vendosur ne dispozicion garanci qeveritare të cilat do të mbeshtesin kredi për bizneset ekuivalente me 12.4 % te Gdp-së (Francë) dhe 24 % (Gjermania). Në Itali situata është akoma e paqartë: ministri i Thesarit , Gualtieri, ka folur , në parlament per fonde të përshtatshme të cilat do të garantojnë kredi për bizneset deri në 500 miliardë( nuk do të përdoret më shumë se 30% e Gdp-së sonë), por shifrat konkrete dhe mekanizmat e aplikimit ngelen për t’u sqaruar, pavërsisht urgjencës për të ndërhyë sa më shpejt të jetë e mundur.
Është një hap vendimtar dhe recetat e guximshme vijnë nga bashkëbisedues që nuk i prisni. Agustin Carstens, drejtori i përgjithshëm i Bri ( tempulli i ortodoksisë financiare) propozon që kreditë e biznesit të jenë tre muaj nga faturimi i deklaruar në 2019. Oliver Blanchard , një ish ekonomist i FMN-së , refuzon të flasë për kredi dhe sugjeron subvencione direkte – të papagueshme – nga ana e shtetit. Shqetësimi i fundit tani sipas Blanchard është borxhi publik.