Shqiptarët që po mbahen të bllokuar në kufirin me Greqinë kanë tentuar të pengojnë kalimin e kamionëve që kanë destinacion Shqipërinë. Me dhjetëra shqiptarë nuk po lejohen të hyjnë në vendin e tyre pasi Qeveria ka vendosur mbylljen e kufijve për shkak të COVID-19.
Shumë prej tyre janë punëtorë që punojnë 3 muaj pa leje në Greqi, por kur janë kthyer për në vendin e tyre, edhe pse janë lejuar nga autoritetet greke, kanë hasur në pengesën e autoriteteve shqiptare.
Sot ata tentuan të bllokojnë kalimin e kamioneve si masë ekstreme që Qeveria t’i hapë rrugën dhe ata të kthehen te familjet e tyre.