Në 12 qarqe të Shqipërisë, vetëm në dy prej tyre nuk është regjistruar asnjë rast i koronavirusit. Bëhet fjalë për Dibrën dhe Gjirokastrën, ku rastet e raportuara janë zero, por edhe numri i testeve është shumë i vogël.
Për 177,846 banorë që ka qarku i Dibrës (sipas të dhënave zyrtare), të përqëndruar kryesisht në qytetet e Peshkopisë, Burrelit, Klosit dhe Bulqizës janë realizuar vetëm 10 teste. Asnjë nuk ka rezultuar pozitiv.
Edhe në qarkun e Gjirokastrës paraqitet një situatë e njejtë. Për 62,952 banorë të përqëndruar kryesisht në qytetet e Gjirokastrës, Tepelenës dhe Përmetit janë realizuar 15 teste dhe asnjë nuk ka rezultuar pozitiv.
Numri më i madh i teste për COVID-19 është në Tiranë me 1384 të tilla, e ndjekur nga Durrësi dhe Fieri me 281 dhe 171.
236 është numri i rasteve aktive në Shqipëri të personave të infektuar me koronavirus, ndërkohë që 104 të tjerë konsiderohen tashmë të shëruar. Numri i vdekjeve arriti dje 21.
-Harta/ Izolimi i qytetarëve të infektuar në banesa, kryesojnë Tirana dhe Shkodra