Bilanci i viktimave nga koronavirusi në botë vazhdon të rritet. Shifrat u komunikuan nga Universiteti John Hopkins, sipas të cilit Shtetet e Bashkuara kanë 33 mijë viktima, të ndjekur nga Italia dhe Spanja.
Në total, ka 2,101,164 raste të infektuar me Covid-19.
Në Francë numërohen 17.920 viktima dhe 31.305 persona ndodhen të shtruar në spital.
Numri i vdekjeve të koronavirusit të regjistruar në spitalet në Mbretërinë e Bashkuar në 24 orët e fundit, ishin 861. Kjo konfirmohet nga të dhënat e publikuara nga Departamenti i Shëndetësisë, duke e çuar numrin e regjistruar në vend në 13.839 viktima. Ndërkohë, infeksionet tejkalojnë 103 mijë, me një kurbë rritje të qëndrueshme.
Numri i njerëzve që humbën jetën në Spanjë brenda një dite nga koronavirusi rritet me 551, i barabartë me më pak se 3%, duke e çuar totalin në 19.130. Rastet e konfirmuara të infeksionit u rritën gjithashtu, me +5,183 ose 2%, në 182.816, më pak se 3% një ditë më parë.
Belgjika bëhet vendi i parë në Europë me më shumë viktima, në raport me numrin e popullsisë, duke kaluar edhe Spanjën. Në 24 orët e fundit u raportuan 417 viktima, duke e çuar numrin total në 4857. Për një vend me 11.5 milion banorë, kjo do të thotë një mesatare prej 419 viktima për 1 milion banorë.