Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirilu ka bërë me dije se gjatë dy javëve në vijim do ketë lehtësime të masave ndaj Covid-19 dhe hapje të bizneseve të tjera si dhe theksoi se me 4 maj do shtohen zonat e gjelbëra.
“Nga data 4 Maj do të shtohen zonat e gjelbëra ku përfshihen bashkitë: Tropojë, Rrogozinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kucovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë Vlorë, Selenicë”,-tha Manastirliu në një lidhje live në “Facebook”.
Megjithatë ajo theksoi se çdo gjë do të varet nga ecuria e rasteve të Covid-19 në vendin tonë, pasi sipas ministres nëse do kemi shtim atëherë do të kthehemi sërish në izolim.
“Nëse gjatë dy javëve që do kemi lehtësim të masave do kemi përkeqësim të raporteve të të prekurve nga Covid-19 atëherë do të na duhet të kthehemi sërish në izolim.”-deklaroi ajo.
Ministrja shtoi se nga data 4 do të lejohet shërbimi taksi, në të gjithë territorin, por theksoi vetëm një kusht.
“Duke zbatuar protokollin e sigurisë me deri në dy pasagjerë, anëtarë të së njëjtës familje për udhëtimet ndërqytetëse”-u shpreh ajo./arkiva.fjala.al/