Qeveria ka marrë vendimin për të hapur një kategori tjetër biznesesh duke filluar nga data 11 maj. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu theksoi se në këtë datë do të hapen parukeritë dhe berberët.
Manastirliu bëri me dije se do të hapen edhe klinikat dentare në këtë datë, por duke respektuar masat strikte.
Ministrja theksoi se nëse vihet re shtim i rasteve të reja të infektimit me koronavirus, atëherë do të kthehemi te izolimi i detyruar.