Ish e dashura e talentit brazilian dhe PSG-së, Neymar, është arrestuar në Mal të Zi pasi u raportua se nuk kishte autorizim për të dalë.
Modelja kroate Soraja Vucelic kishte qenë duke shëtitur me një miken e saj pranë një vile,por që menjëherë u pikas nga autoritetet.
Policia deklaron se të dy vajzat nuk posedonin ndonjë leje specifike. Sidoqoftë, pavarësisht një deklarate zyrtare nga policia, Soraja Vuçeliç mohon kategorikisht të jetë arrestuar, por vetëm të kenë pasur një bisedë me policin, suke qenë se shoqja e saj kishte harruar dokumentin për të dale dhe patentën.