Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nderoi dëshmorët e atdheut në ditën e përkujtimit të tyre.
Kreu i opozitëas vendosi kurora me lule në monumentin “Nënë Shqipëri”, te Varrezat e Dëshmorëve. Gjithashtu ai u përul përkul me nderim përpara Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari.
Basha gjithashtu ka vendosur një kurorë me lule edhe në varrin e kapitenit Feti Vogli, i cili humbi jetën në krye të detyrës në Afganistan; në varrin e Dëshmorit të Atdheut, Skerdilajd Llagami, i cili humbi jetën gjatë çlirimit të Kosovës.arkiva.fjala.al/