Pas mbledhjes së KLGJ për çështjen “Dvorani”ka reaguar nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili.
Ashtu siç e tha edhe Vasili, për të marrë një opinion lidhur me këtë rast, KLGJ-ja do t’i drejtohet misionit Euralius, pas kërkesës së presidentit Meta për shkarkimin e Ardian Dvoranit me pretendimin se këtij të fundit i ka mbaruar mandati.
Teksa një veprim të tillë e cilëson si të padrejtë Vasili thekson se Euralius është një OJF private e cila mbështet Rilindjen.
STATUSI I PLOTË
“Te rroje Euraliusi ose Eurorilindja!!
KLGJ do tiu drejtokerka Euraliusit per Dvoranin.
Euraliusi ishte që na “mësoi” ta zgjedhim Arta Markun me 36 vota nga 84 vota, qe thote Kushtetuta.
Euraliusi eshte nje OJF private shume e “mire”.
Euraliusi eshte si furra, qe pjek vetem “bukët e ngrohta te Rilindjes”.
Euraliusi do te na “mesoje” edhe qe Dvorani do te largohet nga Gjykata e Larte vetem pas vdekjes.
Po presim….!
Deri atehere “Rrofte Euraliusi ose Eurorilindja”.
Sa per Reformen ne Drejtesi na mbetet vetem te themi:
” Na ishte nje here nje Reforme ne Drejtesi”.”