Mjekët kanë ngritur alarmin mbi një simptomë të re të koronavirusit. Shenjat përfshijnë fryrje të këmbëve dhe njolla të kuqe që shfaqen në këtë pjesë të trupit.
Simptoma misterioze quhet “gishtërinjtë Covid” dhe shfaqen kryesisht te fëmijët dhe adoleshentët.
Ajo çfarë habit mjekët është fakti se kjo simptomë nuk shoqërohet me asnjë simptomë tjetër tipike të koronavirusit si ethe apo kollë.

Dr Lindy Fox, një dermatologe në universitetin e Kalifornisë , San Francisko, tha për ‘Fox 5 NY’ se ajo ka parë shumë njerëz me këtë simptomë.
Simptoma u vu re fillimisht te pacientët në Evropë, kryesisht Spanjë, Itali dhe Francë.

Mjekët thonë se në të vërtetë është e zakonshme që njerëzit të zhvillojnë skuqje kur luftojnë me infeksione, veçanërisht infeksione virale të frymëmarrjes si COVID-19.

Është e paqartë se çfarë e shkakton reaksionin e lëkurës, por mund të jenë disa arsye, duke përfshirë mpiksjet e vogla në enët e gjakut të gishtërinjve ose një përgjigje ndaj antibiotikëve.