Punonjësi i një parku publik në Teksas përfundon në ujë teksa po u shpjegonte njerëzve që duhet të mbanin distancë sociale.
Në rrjetet sociale u publikua video kur një i ri shtyn në ujë punonjësin e parkut. Ngjarja ka ndodhur në Parkun Metro Commons Ford Ranch vetëm një ditë më parë.
Shkaku pse i riu hodhi në ujë punonjësin e parkut që ishte në rolin e udhërrëfyesit ishte sepse ky i fundit gjatë gjithë kohës që fliste pine alkool.
I riu Brandon Hicks, 25 vjeç i cili hodhi udhërrëfyesin në ujë, deklaroi se një punonjës parku nuk mund të pijë alkool në orarin e punës, dhe aq më tepër ne gjendje të dehur tu kërkojë njerëzve të respektojnë distancimin social kur ai vetë shkel me dy këmbët ligjin.
Media amerikane CNN shkruan se 25-vjeçari që hodhi udhërrëfyesin në ujë është i arrestuar nën akuzën në tentative ndaj një nëpunësi publik.
Burimi: CNN, Përshtati: arkiva.fjala.al/