Izolimi prej koronavirusit duket se ka lënë shumë pasoja te njerëzit, të cilët janë duke marrë akte që s’do ndodhnin në një situatë normale.
Një 27-vjeçare ka prerë me thikë shoqen e dhomës e saj ndërkohë që po qëndronin në apartament.
Kjo gjë ka ndodhur pas një debati, ku ajo shoqja po e kritikonte se po e tepronte me alkoolin. Viktima, Tatiana Nazarinova, 31 vjeçe, u ther në krah, shpatull, krahë dhe fytyrë, ndërsa ngjarja bëhet me dije se ka ndodhur më 19 prill.
Daria Aliyabyeva, 27 vjeçe, e cila kreu sulmin u largua nga apartamenti dhe e la mikeshën në gjendje kritike për jetën. Nazarinova ishte e aftë të telefononte për ndihmë me anë të telefonin e saj.
Ndërsa pasi mbërriti në spital, ajo dha një intervistë për “Daily News” duke thënë se Daria e lëndoi dhe e la në prag të vdekjes. “Unë i thashë ‘Dasha, po vdes, telefono policinë! Dhe ajo ma ktheu, ‘Jo, vdis”.
Ndërsa shoqja Alyabyeva u arrestua dhe do të dënohet për tentativë për vrasje./arkiva.fjala.al/