Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar ditë e sotme një bisedë me ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci. Lajmi konfirmohet nga vetë presidenti, i cili përmes një postimi në Facebook thekson se Italia mbetet një nga partnerët e pazëvendësueshëm strategjik të Shqipërisë.
MESAZHI I METËS
“Kënaqësi të zhvilloja një bashkëbisedim të frytshëm me Ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci.
Vlerësova se Italia mbetet një partner i pazëvendësueshëm strategjik i Shqipërisë dhe se të dy vendet tona kanë potencial të jashtëzakonshëm për të forcuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale në të gjitha fushat.
Ndamë bindjen për thellimin e një bashkëpunimi të domosdoshëm për të përballuar me sukses edhe fazën e vështirë post-COVID.
E falenderova përsëri për mbështetjen e madhe financiare që Italia dha për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.
Andrà tutto bene! ?????”