Britania e Madhe mban shifrën rekord lidhur me numrin e vdekjeve nga koronavirusi duke kaluar kështu Italinë dhe Spanjën.
Zyra e statistikave njoftoi këtë të martë se rastet e vdekshmërisë për rajonin e Anglisë dhe Uellsit janë rritur me 34% duke e çuar numrin e viktimave në 32 mijë në nivel kombëtar.
Britania radhitet e dyta në botë pas SHBA-së për nga numri i jetëve të humbura për shkak të koronavirusit duke lënë pas Italinë me 29 mijë viktima dhe Spanjën me mbi 25 mijë.
Ndërkohë afro 200 mijë britanikë janë konfirmuar si bartës apo janë shëruar nga infeksioni vdekjeprurës raporton Daily Mail.
Nga ana tjetër, ky bilanc në rritje i viktimave pritet të rritë presionin politik ndaj kryeministrit britanik Boris Johnson.
Gjithashtu qeveria e Johnosn është akuzuar edhe më herët për testim të ngadaltë të popullatës dhe për mangësi në pajisjet e stafit spitalor me aparaturat dhe mjetet mbrojtëse.
Kryeministri britanik pritet të flasë të dielën për masat që do ndërmerren lidhur me daljen graduale të qytetarëve nga karantina, vetëm në rast se plotësohen 5 kushtet të cilat janë testimi në masë, trendi rënës i vdekjeve, trendi rënës i infeksionit, përballimi i situatës nga sistemi shëndetësor dhe mos-rrezikimi i një vale të dytë epidemike.
Kryeministri Xhonson pritet të flasë të dielën për masat për daljen graduale nga ky regjim, nëse përmbushen pesë kushtet që janë, trendi rënës i vdekjeve, i infeksionit, përballimi i situatës nga sistemi shëndetësor, testimi në masë dhe mos-rrezikimi i një vale të dytë epidemike./arkiva.fjala.al/