Një studim i ri ka treguar se Italia rrezikon të përfshihet nga një valë e dytë e koronavirusit, pas lehtësimit të masave të izolimit.
“Businessinsider“, citon studimin e publikuar nga Imperial College London (ICL) i cili modeloi se si do të përhapet virusi sërish ndërsa Italia filloi të rihapet.
Studiuesit kanë paralajmëruar se vala e dytë do të shkaktojë më shumë vdekje se e para.
Gjithashtu “The Sun” citon ICL e cila ka modeluar tre skenarë për atë që vjen më pas në Itali, qëndrimin në izolim, hapjen në masën 20 përqind dhe hapjen në masën 40 përqind.
Studimi thotë: “Kthimi në lëvizshmërinë para izolimit me lehtësim 20% ose 40% nga nivelet aktuale mund të çojë në rishpërthimin e epidemisë me më shumë vdekje sesa vala aktuale në mungesë të ndërhyrjeve shtesë”.
Studiuesit kanë treguar se masat e distancimit social duhet të mbesin në fuqi, duhet të gjurmohen kontaktet dhe të izolohen personat e infektuar me Covid-19.