Kylie Jenner ka nisur festimet e ‘Ditës së Nënës’ me dy super dhurata për motrat Kim dhe Khloe, në shumën e 5.5 mijë dollarëve. Më e vogla nga klani Kardashian/Jenner nuk mundi ti rezistonte dhuratave të shtrenjta, dedikuar për dy motrat e saj, në këtë ditë të veçantë.

Bëhet fjalë për dy cita me kristale të krijuara nga stilistja Judith Leiber, me vlerë 5494 dollarë secila, dhurata që ja vlerësuar maksimalisht nga Kim dhe Khloe.

Por në familje nuk kanë munguar edhe dhuratat e tjera të shtrenjta, si kozmetikë apo edhe çanta Dior apo edhe buqeta të mëdha me lule. Është normale që 21 vjeçarja më e pasur në botë, të gëzojë familjarët e saj vetëm me dhurata të dedikuara, të shtrenjta dhe veçanta./Burimi: The Sun