Pikërisht atëherë kur u mendua se Federata Shqiptare e Futbollit do të merrte dritën jeshile nga qeveria për të rinisur futbollin me data ekzakte, duket se problemet teknike rizgjohen sërish. Takimi I radhës në aksin FSHF-qeveri zbuloi probleme me numrin e tamponëve që duhet të jenë të disponueshëm për rastet e dyshuara dhe për kontrollet e shpeshtuara në ekipet e Superiores sidomos, dhe në stafet e skuadrave.
Mes FSHFsë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ku u diskutua edhe protokolli përkatës, ka divergjenca për mënyrën operative si do zbatohet protokolli sanitar. Ilir Shulku, sekretar i përgjithshëm i FSHF-së, dhe Edvin Libohova, president i Ligës Profesioniste të Futbollit, nuk arritën dot të bindin zv.ministren Mira Rakacolli dhe Eugena Tomini, si përfaqësuese të Komitetit Teknik të Koronavirusit.
Situatë thuajse e njëjtë me Italinë që ndan opinionin publik nëse duhet të rinisë Serie A apo jo. Çfarë do bëhet me rastet në zbulim, si do aplikohet karantina dhe si do veprohet me rastet që rikthehen pozitiv mes futbollistëve. Për stadiumet me tifozë, nuk bëhet fjalë fare në takimet me FSHF. Opsion konkret edhe pse askush nuk e pranon, është mbylllja e kampionatit para kohe, me Tiranën kampione që shkon në Champions…