Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq ku babai ka aksidentuar me traktor djalin e tij. Për fat të keq burime bëjnë me dije që fëmija 5 vjeç ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 ku E.B., duke manovruar me një mjet tip traktor, në oborrin e stallave në fshatin Sheqeras, Maliq, aksidentalisht ka dëmtuar djalin e tij shtetasin A. B., rreth 5 vjeç./Jo.Be/Fjala.al