Forcat Xhenio kanë shembur një pallat 12-katësh ne lagjen nr. 17 të bashkisë Durrës, të dëmtuar në nëntorin e vitit të kaluar.
Si pasojë e shpërthimit dyshohet se është plagosur një ushtar, i cili është dërguar me urgjencë në spital, por ende nuk ka të dhëna për gjendjen e tij.
Sipas IKMT Ky është konsideruar një nga operacionet me të vështira deri më tani, pasi u desh një punë voluminoze për hapjen e mbi 3000 furnelave nga ekspertet e batalionit te xhenios. Kjo punë ka filluar që në muajin korrik 2020 dhe u finalizua mbasditen e kesaj te shtune.
Ndërkohë që shembja e pallati u shty pak pasi dy të moshuar refuzonin të largoheshin nga pallati.
“Specialistët EOD të Batalionit të Xhenios në Komandën Mbështetese në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit (IKMT) bënë të mundur shkatërrimin e pallatit 12 katësh ne lagjen nr 17 të bashkisë Durrës, të dëmtuar në nëntorin e vitit të kaluar. Ky është konsideruar një nga operacionet me të vështira deri më tani, pasi u desh një punë voluminoze për hapjen e mbi 3000 furnelave nga ekspertet e batalionit te xhenios. Kjo punë ka filluar që në muajin korrik 2020 dhe u finalizua mbasditen e kesaj te shtune. Për realizimin e këtij operacioni u përdor një sasi e konsiderueshme lënde plasëse, tre mjete transporti, një agregat dhe 39 specialistë të batalionit të xhenios. Gjatë operacionit nuk pati probleme“, ka njoftuar IKMT./Jo.Be/Fjala.al