Sot është zhvilluar seanca në Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar për grabitjen në Rinas.
Të pranishëm në këtë seancë gjyqësore kanë qënë 7 të arrestuarit që lidhen drejtëpërdrjetë me këtë grabitje dhe i penduari i drejtësisë Alkond Bengasi.
Bengasi ka treguar për autoritetet skemën dhe rolin e të gjithë të përfshirëve në këtë grabitje, ndërkohë që është përballur me 7 të arrestuarit e tjerë gjatë seances gjyqësore e cila ka zgjatur 6 orë.
Për grabitjen e 9 prillit në Aeroportin e Rinasit është në kërkim Talo Çela. /Ra.My.Fajal.al/