Kryetari i Partisë Demoratike Lulzim Basha, gjatë një konferencë për shtyp ditën e sotme ka folur edhe për keqmenaxhimin e krizës së krijuar nga Covid-19.
Basha është shprehur se Shqipëria është i vetmi vend në rajon që në këto kohë të vështira i çoi paratë e shqiptarëve tek një grusht njerëzish dhe se për këtë kryeministri i vendit do të mbajë përgjegjësi pënale.
‘Asgjë nuk mund ta justifikojë apo shpëtojë Ramën nga përgjegjësia që ka për keqmenaxhimin e krizës së pandemisë. Për mos mbajtjen e premtimeve, për tenderat sekret, etj, të njëjtën gjë bëri edhe me tërmetin.
Asgjë se shpëton nga përgjegjësia para qytetarëve. Jemi i vetmi vend në rajon që në kohë sfidash paratë e shqiptarëve i çon te një grusht njerëzish.
Ky mirë që s’dëgjon e nuk di planin për të dalë nga kriza por ky nuk dëgjon as shqiptarët. Në kushtet kur edhe një herë i parashtrojmë një plan me 5 pika për qytetarët, jo për ne, e ka për detyrë ta zbatojë , në kushtet e neglizhencës, e shpërfilljes, mos dëgjimit të zërit të njerëzve, ju siguroj që përgjegjësia nuk do të jetë politike, për të cilën do të përgjigjet një më një, por edhe penale. Këtë unë ju garantoj sot’, theksoi Luzlim Basha. /Ra.My.Fjala.al/