Prej kohësh ka nisur një debat mes shqiptarëve që jetojnë në SHBA. Një pjesë janë pozicionuar prej shumë kohësh në mbështetje të Donald Trump dhe një pjesë me Joe Biden. Madje mbështetjet kanë shkuar ekstremisht në një formë të tillë saqë duket sikur bëjnë tifozllëk sikur të ishin në Shqipëri mes Ramës dhe Bashës. Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Nesho bëri një rezyme të mënyrës se si komuniteti shqiptar i Amerikës i ka përcjellë këto zgjedhje.
-Shqiptarët atje janë ndarë sikur po votojnë për Ramën dhe për Bashën. Çfarë duhet të bëjë komuniteti shqiptar në Amerikë?
-Kanë punë për të bërë. Sepse komuniteti jonë është më i pa integruari. Brezi i ri është shumë i avancuar. Brezi im ka mbetur me kokën në Shqipëri dhe këmbët në Amerikë. Në pritjet që bënim në të ambasadës, vinte njëri dhe më thoshte: unë jam me mbretin, tjetri më thoshte: unë jam me Enverin. Ziheshin aty në sallë. Tjetri ishte me Ramizin. Kanë mbetur në momentin që kanë ikur. Ata kanë avancuar shumë, por mbeten peng i asaj ore që janë larguar nga vendi i tyre.arkiva.fjala.al/Ke.Ba