Nancy Pelosi është kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA. Një ikonë e politikës amerikane që më 26 mars 2021 mbush 81 vjeç. Pelosi është cilësuar si armikja politike më e madhe e presidentit në detyrë Donald Trump. Disa herë Pelosi ka kundërshtuar Trump dhe kulmi i tyre ishte grisja përpara tij të një prej dekreteve që ai kishte nxjerrë. Po përse Nancy Pelosi është armikja kryesore e Trump? Përgjigjen e kësaj pyetje e ka dhënë njohësi shumë i mirë i politikës amerikane Agim Nesho. Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Nesho deklaroi:
-Më thoni diçka për Nancy Pelosin. Është armikja numër 1 e Donald Trump.
– Amerikanët bazohen në çështjet e meritës. Eksperimentet që të vëmë brezin e ri, nëse nuk është i konsoliduar nuk ecin. Duhet të bëhet në bazë të eksperiencës, të punës që kanë bërë, meritave të tyre. Të ketë një rregullsi edhe në diplomaci, ose dhe në politikë. Ka një meritë. Njerëzit të vlerësojnë nga kontributi i tyre. Në SHBA, Pelosi ose Joe Biden është vlerësuar nga qëndrimet që ka mbajtur në politikën e jashtme. Ka pasur një autoritet për një kohë të gjatë.arkiva.fjala.al/Ke.Ba